Restoranti Panevino pjesë e Maritim Hotel Plaza Tirana ka vendosur që të zgjerojë shërbimin Delivery me një meny të pasur për të gjithë të interesuarit.
Për të shmangur mundësinë e përhapjes së COVID-19 janë ndërmarrë një sërë masash të rëndësishme.
Stafi i këtij biznesi është trajnuar nga mjekë të Spitalit “Hygea” në lidhje me mënyrën se si duhet të veprojnë gjatë përgatitjes së ushqimit .
“Është vendosur një staf që do të ushtrojë aktivitetin brenda hoteleve. Besoj që ky trajnim është një ndihmesë që të shtohet në maksimum siguria”, u shpreh ai.
Zv.drejtori i Përgjithshëm, Entiljano Spahiu deklaroi se stafi është akomoduar në ambjentet e Hotelit për të shmangur kontaktet me persona të tjerë.
“Duke parë masat që ne kemi marrë në lidhje me trajnimin dhe monitorimin e stafit. Rregullat që ne jemi duke zbatuar për situatën e krijuar nga COIVD-19 , i kemi marrë për të siguruar klientët tanë, për të vazhduar shërbimin në një kohë më të gjatë dhe më të shpejtë” theksoi Spahiu.
Në kuzhinë kujdesi është i madh në çdo proçes, që nga gatimi, më pas paketimi dhe larja e enëve. Ndërsa punonjësit janë të gjithë të paisur me maska e doreza.
Rigels Rumani ekzekutiv shef në kuzhinë, sqaron se në vëmendje është edhe larja e produkteve, por edhe përzgjedhja e tyre me vlera ushqimore.
“Kemi marrë masa dhe kemi përzgjedhur furnitorë që janë të certifikuar dhe me standarde. Kemi preparate të certifikuar me bazë klori dhe alkoli me të cilët bëjmë pastrimin dhe higjenizimin e produkteve të freskëta”, sqaroi Rumani.
“Maritim Hotel Plaza Tirana” është një brend i rëndësishëm i certifikuar me 5 yje./abcnews.al