Dy persona janë qëlluar për vdekje jashtë një banke në Zyrih të Zvicrës.
Në mediat lokale janë shfaqur imazhet e dy trupave të palëvizur në tokë pranë filialit të bankës UBS.
Sipas BBC, ka një prezencë të lartë të policisë në vendngjarje. Policia e Zyrihut tha gjithashtu se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për njerëzit.
Dëshmitarët kanë raportuar për katër ose pesë të shtëna.
Arsyeja e sulmit mbetet ende e paqartë./abcnews.al