Këshilltar i lartë i Kryeministrit britanik është duke u izoluar pasi ka treguar simptoma të koronavirusit, tha një zëdhënës zyrtar i kryeministrit për CNN.
Kryeministri dhe sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, tashmë janë duke u izoluar pasi rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit fundjavën e kaluar.
Dominic Cummings u pa në 10 Downing Street të premten pasi Boris Johnson rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.
Një burim Nr 10 i tha agjencisë së lajmeve se Z. Cummings do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me ekipin e Downing Street edhe pse ndodhet në izolim./abcnews.al