1 i vdekur, 11 të prekur të rinj në 24 orë: Dalin shifrat e reja të koronavirusit në Shqipëri

schedule11:02 - 30 Mars, 2020

schedule 11:02 - 30 Mars, 2020

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërsa është shënuar edhe një tjetër i vdekur. Bëhet fjalër për një 79 vjeçar, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 223.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste”, bëri me dije drejtuesja e ISHP, Albana Fico.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi,ndërsa ditën e djeshme hartës së vendeve më të prekura iu shtua edhe Mirdita.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!