Karantina nuk është e lehtë për futbollistët, të cilët mezi presin rikthimin në fushën e blertë. Ende nuk ka datë dhe nuk dihet se kur nisën kampionatin tonë, por ka nga ata që po mundohen të ruajnë formën fizike gjatë kësaj periudhe.
Një ndër ta është edhe mesfushori i Partizanit, William Cordeiro. Braziliani, veç stërvitjes në shtëpi, del për vrap edhe jashtë. Ai ka postuar një video, ku shfaqet duke vrapuar në rrugët e lagjes së tij. /abcnews.al