Mjekja psikiatre Arjana Reli ishte në një lidhje direkte në Abc News për të folur për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe se si duhet të sillemi me personat me probleme të shëndetit mendor.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që të ketë një leje të veçantë për ëtë persona në mënyrë që të dalin pak. Ndrëkohë lidhur e ata që janë konsumues drogërash, psikiatrja tha se ka plot lojra dhe aktivitete argëtuese në këtë moment.
Po ashtu mjekja sqaroi se këto kohë shumë njerëz kanë rënë pre e mitit se alkooli lufton koronavirusin. Sipas saj kjo nuk është e vërtetë dhe përdorimi i tepërt i akoolit në një situatë të tillë do të krijonte varësi.
Pjesë nga biseda në studio:
Arjana Reli: Problematikat e shëndetit mendor anë shumë më të cënueshme nga situata e krijuar. Kjo gjendje cënon shëndetin e gjithkujt nga ne, duke u nisur nga fakti që e papritura na gjeti në këtë situatë, enigma dhe mosparashikimi i kohës që ne do kalojmë. Njerëz të ndryshëm e vuajnë në mënyra të ndryshme.
Juli Xhokaxhi: Si duhet të veprojnë familjarët me një person që vuan nga çrregullime të shëndetit mendor?
Arjana Reli: Familjarët janë gjithë kohën të asistuar nga ndihma jonë. Ata janë më të mirët për të menaxhuar ankthin dhe gjithë këtë presion që shfaqin. Për ta është një detyrë që ka shumëfishuar angazhimin.
Juli Xhokaxhi: A duhet një leje e veçantë për këta persona, për të dalë?
Arjana Reli: Përjashtuar abuzimit. Duhet patjetër që këta njerëz të paraqiten me një leje të veçantë.
Juli Xhokaxhi: Një qytetare që po më pyet. Në rast të afërmeve që për fat të keq përdorin drogëra si duhet vepruar?
Arjana Reli: Edhe ata janë një problem më vete. Megjithatë janë pjesa e popullatës që ka krijuar varësi ndaj një substance. Për ata, ka plot lojëra në telefon dhe gjëra më argëtuese që pjesa e tyre mund ti shfrytëzojë në këtë rast.
Juli Xhokaxhi: Për alkoolin ka edhe një problem tjetër sidomos për burrat u është mbushur mendja se po të pinë alkool nuk i zë virusi.
Arjana Reli: Alkooli është gjetur si sebep. Kjo nuk është e vërtetë, alkooli mbron vetëm në pjesët e sipërfaqes. Ky alkool i konsumuar së tepërmi bën që të krijohen situata jo të mira. Nuk duket çudi që mund të krijohet varësi ndaj alkoolit në këtë situatë.
Juli Xhokaxhi: Ka filluar stresi, i shoqëruar me frikë edhe për shkak të informacionit që marrim. Ka shumë njerëz që përfshirë edhe pasigurinë për të ardhmen ka detyruar shumë njerëz që përdorin ilaçe qetësuese.
Arjana Reli: Ne e kemi thënë se jemi në dispozicion. Jo gjithmonë problemi mund të zgjidhet me medikamentin. Në asnjë mënyrë personi nuk duhet të bëjë vendimmarrjen në lidhje me medikamentet. Përdorimi i anti depresisëve kërkon mendimin dhe përshkrimin e mjekut. Ndërhyrjet janë shumë relative. Prandaj ne jemi për ta afruar ndihmën pas asnjë lloj rezerve. /abcnews.al