Qeveria në masat më të fundit që ka marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të gjithë këmbësorët dhe ato që do të dalin të bëjnë pazaret ka vënë vetëm një orë në dispozicion dhe gjatë kësaj periudhe patjetër që në rrugë duhet të dalin me leje të marrë pas aplikimit në portalin e-Albania.
Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc News se mëngjesi i kësaj të hëne është paraqitur i qetë dhe sipas të dhënëve të fundit nga portali e-Albania fluksi më i madh i lëvizjeve nga qytetarët pritet që të jetë në fashën e orareve 09:00 me 11:00.
Ndërkohë nga leja janë të përjashtuar kategorikisht qytetarët të cilët nuk kanë të drejtë të marrin leje.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në një nga tregjet e kryeqytetit gazetarja është takuar me një të moshuar e cila kishte dalë për të bërë pazaret e nevojshme dhe në një prononcim për abcnews.al ajo ka theksuar se lejën e ja ka dhënë Zoti dhe nuk ka nevojë që të marrë leje nga askush.
“Lejen ma ka dhënë Zoti dhe mosha. Nuk jam e sëmurë i kam marrë masat para se të vijë gripi. E dëgjove sot çfarë thoshin sot se a duhet të dalin pensionistët, patjetër që duhet të dalin dhe nuk mjafto një orë se ne vonojmë. Me një orë nuk mund ta jetoj me veten time i kam fëmijët por janë për punët e tyre. Nuk i lë unë që të mi bëjnë. Para se të vijë virusi bëra gjërat nuk më zë gjë mua. Duhet të marrë masa njeriu, ka njerëz që nuk i dinë këto gjëra. Unë kam shëtitur gjithë botë, përditë flas me Amerikën. As nuk marrë leje. Policët më kanë thënë por e shikojnë se janë e zonja”, është shprehur se moshuara.
Ndërkohë sipas të dhënave nga portali rezulton se rreth 54 mijë qytetarë kanë aplikuar dhe kanë marrë lejë për të dalë. /abcnews.al