Meteorologu Hakil Osmani tregon se si do të jetë moti gjatë javës

schedule09:05 - 30 Mars, 2020

schedule 09:05 - 30 Mars, 2020

Në një lidhje direkte për  “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.

Meteorologu është shprehur se dy ditet e para te javës pritet të jetë me mot të kthjellët, ndërsa duke filluar nga e merkura në zonat malore dhe lindore pritet të ketë prezencë të vranësira që do të sjellë edhe reshje shiu e bore.

“Kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm sot dhe neser edhe pse do të kemi kthjellime në pjesën më të madhe të vendit në zonat lindore pritet të kemi reshje të shkurtra.  dita e mërkurë do të jetë dhe dita që do të sjellë më shumë reshje me intensitet mesatar dhe itensiv. Duke qenë se do të kemi një rënie termike, që temperaturat minimale do të zbresin deri në -2 apo -3, pritet që të kemi dhe shfaqjen e reshjeve të borës në zonat malore kryesisht në Shkodër dhe në Lezhë. Të martën dhe të mërkurën do të kemi një rënie të vlerave termike”, ka thënë meteorologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!