Lajm i trishtë nga Amerika, futbollisti amator shqiptar vdes nga virusi famëkeq

schedule15:18 - 29 Mars, 2020

schedule 15:18 - 29 Mars, 2020

Koronavirus ka marrë një tjetër jetë sot. Në Amerikë, saktësisht në New York, shqiptaro-amerikani, Andre Ljujovic, është ndarë nga jeta, për shkak të këtij virusi famëkeq.

Lajmi është raportuar nga gazeta Illyria në Amerikë, një lajm shumë i trishtë. Ljujovic ishte futbollist për ekipin e shkollës së tij (Futboll Amerikan, aktivizohej për Cruisaders), ndërsa më herët, në muajin tetor, sapo ishte martuar me Janet Gazivoda.

Prindërit e Ljujovic kishin emigruar herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë djaloshi shqiptar, ka lindur përtej oqeanit./abcnews.al

 

Andre Ljuljovic me fanellën e Cruisaders

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!