Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar për mbërritjen në Itali të skuadrës prej 30 mjekësh e infermierësh për t’ju bashkuar bluzave të bardha në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
Conte përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë fjalimin e homologut të tij, Edi Rama, ku ka falënderuar autoritetet shqiptare.
https://www.facebook.com/GiuseppeConte64/videos/1672455949562536/
“Faleminderit”, shkruan Conte, ndërsa ka publikuar dhe ikonën e flamurit shqiptar.
Kujtojmë se Rama ishte dje në Rinas për të përcjellë ekipin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria e bëri këtë në shenjë solidariteti, duke shtuar se; “pavarësisht se nuk jemi të pasur, shqiptarët nuk e harrojnë mikun në vështirësi”.