Ç’ndodh po e kapi Coronavirusi një gjirokastrit? Ua tregon Ylli Shameti

schedule11:59 - 29 Mars, 2020

schedule 11:59 - 29 Mars, 2020

Ylli Shameti ka qenë aktiv këto kohë në rrjetet sociale. Periudhë izolimi dhe është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Veç sfidave të shumta ku është përfshirë, mbrojtësi nga Gjilani mendon edhe të lëshojë ndonjë batutë.

Këtë herë madje “luan” me vendin e tij të lindjes, Gjirokastrën. Sigurisht një shaka për kurnacët, që nuk kanë ndërmend as të lëshojnë Coronavirusin. “Në Gjirokastër tha njëri: Edhe po ka ardhur korona, ai që e ka marrë, zor se e lëshon”, shkruan Shameti.

Gjirokastriti nuk ndalet me kaq, pasi më vonë postoi edhe batutën e radhës: “E dini si tha një tjetër? Nëse pacienti zero do ishte nga Gjirokastra, sot nuk do kishim asnjë të infektuar”. / abcnews.al