Futbolli është në kaos. Federatat po bëjnë të pamundurën për të mbyllur kampionatet e ndërprera në mes, por fitorja ndaj koronavirusit është ende larg dhe vështirësitë janë shtuar. Shumë hipoteza janë në tavolinën e drejtuesve të futbollit.
Nuk përjashtohet as fakti që sezoni 2019-2020 të pezullohet dhe zerohet përfundimisht, ashtu siç është shprehur Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Klubi më i goditur do të ishte Liverpool, që e ka siguruar prej kohësh titullin kampion, një trofe që mungon prej 30 vitesh në Anfield.
“Nëse futbolli nuk rifillon së shpejti, nuk ka zgjidhje tjetër: Sezoni do të fshihet! Tre opsionet e fundit që na kanë mbetur, janë: Të rifillojmë sezonin në mes të muajit maj, në qershor ose në fund të qershorit”, thekson mes të tjerash Ceferin në një deklaratë të dhënë për Goal. /abcnews.al
? UEFA president Aleksander Seferin: “If we don’t succeed in restarting, the season will probably be lost.
“The three options are to start again in mid-May, in June or at the end of June.” pic.twitter.com/ZwcVx7nHQm
— Goal (@goal) March 28, 2020