Taulant Muka: Vetëm duke testuar masivisht dalim nga karantina

schedule12:34 - 28 Mars, 2020

schedule 12:34 - 28 Mars, 2020

Në lidhje më “ABC News”, mjeku Taulant Muka u shpreh se është shumë i domosdoshëm aplikimi i testimeve.

Muka u shpreh se opsioni i vetëm i daljes nga karantina sipas tij është testimi. Ai theksoi se qeveria në këtë mënyrë po shkatërron vendin nga ana ekonomike dhe për këtë arsyet duhet të ndërgjegjësohet.

“Nëse shikojmë të dhënat nga studimi. Nga momenti i Infektimit dhe nga momenti i shfaqjes së simptomave është deri 7 në 14 ditë.

Ndërsa nga momenti i shfaqjes së simptomave dhe momentit kur personi ndërron jete është deri në 21 ditë.

Momenti i infeksionit dhe momenti kur personi ndërron jetë është afërsisht deri në 1 muaj.

Kjo do të thotë se nëse në rastin e parë kemi pasur një person që ka ndërruar jetë në datën 10 mars  atëherë do të thotë që kemi pasur persona të infektuar para datës 10 shkurt”, sqaroi Muka.

Më tej ai tha se duke konsideruar personin e parë që është infektuar në Shqipëri atëherë COVID -19 sipas tij ka hyrë më herët. “Nëse sheh kurbën epidemike të lë të kuptosh se Shqipëria nuk është problematike. Por nëse sheh numrin  personave që kanë ndërruar jetë ajo kurbë epidemike nuk bën sens.

Nëse Sllovenia ka të njëjtin numër personash që kanë ndërruar jetë me Shqipërinë shikon një kurbë epidemike më të theksuar. Kjo do të thotë që nuk është identifikuar numri i personave të infektuar dhe se shumë prej tyre mund të qarkullojnë lirshëm. Ndaj është e rëndësishme që të bëhet gjurmimi i rasteve, testimi dhe depistimi”, u shpreh Muka.

Ai gjithashtu theksoi se në grafikun e dytë që shikohen numrat për Shqipërinë, ulja e numrit të testimeve ka sjellë uljen numrit të rasteve. “Pra numri i rasteve është në varësi të numrit të testimeve që ne bëjmë. Nëse ne sot llogarisim që kemi një mortalitet 5.3 do të thotë që përpara arrestit shtëpiak kemi pasur rreth 1000 persona të infektuar”, u shpreh ai.

Ecuria e koronavirusit në Shqipëri

Pasoja që ne ndjejmë sot janë pasojat e një muaji më parë. Duhet të dimë që ka ndodhur një Kongres, kanë ardhur persona nga Italia, më pas ka ndodhur edhe një në miting. Studimet kanë treguar se virusi transmetohet nga ajri i ndotur.

Ne duhet të testojmë të gjithë personat që kanë udhëtuar nga Itali mendohet se janë 130 mijë persona pasi ata mund të kenë qenë edhe burim infeksioni. Për të gjitha rastet që identifikohen duhet bërë edhe gjurmimi i kontakteve. Diagnostikimi parandalon zhvillimin  e komplikacioneve dhe e parandalon duke marrë masa para simptomave të shfaqjes. Kjo kërkon një ekip të specializuar të shumë profesioneve”, tha Muka.