Cafu cilësohet nga të gjithë si një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë të historisë së futbollit. Ish-kapiteni i Brazilit shkëlqeu me Romën dhe Milanin, luajti tre finale Botërori radhazi me kombëtaren e tij (1994, 1998, 2002), nga të cilat dy i fitoi.
49-vjeçari ka dhënë një deklaratë për Mundo Deportivo dhe i ka surprizuar të gjithë. Cafu mendon se Neymar është më lart se Leo Messi në aspektin teknik dhe e analizon mendimin e tij.
“Asnjë lojtar nuk ia kalon Neymar, sa i përket aftësive dhe teknikës, as Leo Messi. Po e them unë që jam një fans i madh i argjentinasit. Neymar është një lojtar i krijuar për të bërë diferencën në futbollin brazilian, por ai duhet të marrë përgjegjësitë e liderit te Brazili.
Kjo karakteristikë prej udhëheqësi i mungon, por ai është ende shpresa e vendit tonë. Mund ta pëlqesh apo jo, por me Neymar në fushë ke 8 lojtarë kundërshtarë që impenjohen dhe mendojnë se sit a frenojnë. Kjo gjë i krijon shumë hapësira të tjerëve dhe tregon se ai është jashtëtokësor”, deklaron Cafu. /abcnews.al