Medikamentet anti malarjes, klorokuina dhe hidroksilklorina janë autorizuar për përdorim në Itali. Tashmë këto dy medikamente do të përdoren nga mjekët për të trajtuar pacientët e sëmurë me Sars-Cov2.
Këto dy medikamente do të jetë tërësisht të paguara nga autoritetet shëndetësore italiane, shkruan abcnews.al
Gjithashtu, vendi ka autorizuar edhe përdorimin e medikamenteve kundër sëmundjes së SIDA-s si lopinavir/ritonavir, danuravir/cobicistat, darunavir, ritonavir.
Kujdesi shëndetësor kombëtar do të paguajë gjithashtu për ilaçet anti-SIDA-s me të cilët do të trajtohen pacientët me koronavirus. /abcnews.al

