Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Shkodër, lagjja Skënderbeg.
Mësohet se bëhet fjalë për një 60-vjeçar i cili jetonte i vetëm. Ai është gjetur i pajetë nga fqinjët ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për një vdekje natyrale. /abcnews.al/