Liverpool është në kërkim të një bomberi dhe emri që është lakuar më shumë ka qenë sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner. Gjithsesi në Angli tani ka dalë në skenë një tjetër futbollist, që në fakt është intrigues.
Ciro Imobbile ka shkëlqyer sivjet në Serie A, duke realizuar 27 gola në 26 ndeshje. Everton dhe Napoli po tentojnë ta afrojnë 30-vjeçarin, ndërkohë që Lazio nga ana tjetër ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, duke i propozuar një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2025.
“The Reds” duan një lojtar për t’ia bashkuar dyshes Mane-Salah, të cilët gjithashtu shënojnë shumë, ndryshe nga braziliani Firmino. Sigurisht Liverpool do të duhet të paguajë, pasi Immobile është nën kontratë deri në vitin 2023.
Sulmuesi ka bashkëpunuar në të shkuarën me Jurgen Klopp, kur iu bashkua gjermanëve të Borussia Dortmund në vitin 2014. Konsiderata e tij për trajnerin e Liverpool është e lartë dhe një ribashkim në Premier League mund të jetë një ide interesante. /abcnews.al