Zyrtare: Coronavirusi bën kërdinë, ulje pagash edhe te Barcelona

schedule08:31 - 27 Mars, 2020

schedule 08:31 - 27 Mars, 2020

Kriza ka prekur edhe një klub të madh si Barcelona, që së fundmi ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se do të ketë ulje pagash për futbollistët dhe për të gjithë ata që punojnë për klubin. Në ditët e shkuara është raportuar se futbollistët nuk janë dakord më këtë vendim.

Sa i takon shkurtimit të pagave, ende nuk ka shumë detaje, por thuhet se do të ketë një proporcionale të pagës, pasi klubi i Barcelonës të këshilluar mirë me Departamentin e Punës së Katalonjës. Situata nuk është normale dhe vetë klubi spanjoll është i penalizuar nga përfitimi i të ardhurave në këtë periudhë.

Veç njoftimit në lidhje me pagat, klubi i Barcelonës ka bërë me dije se ka vënë në dispozicion ambientet e saj janë vënë në shërbim të Departamentit të Shëndetit në Katalonjë, si dhe po mbështesin projekte të ndryshme që Spanja të përballojë këtë situatë të vështirë që ka krijuar pandemia e Coronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!