Ka shkuar në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Kroaci, ndërsa numri i të infektuarve në 481.
Ministri Kroat i Shëndetësisë, Vili Beros theksoi se gjendja e shumicës së pacientëve me koronavirus është e mirë dhe vetëm një pjesë e vogël trajtohet në njësitë e kujdesit intensiv.
Beros përsëriti që qytetarët duhet t’u përmbahen rreptësisht masave paraprake dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
“Sjellja me përgjegjësi”, siç tha ai “është e nevojshme nga të gjithë për të ndaluar përhapjen e pandemisë”.
Gjithashtu ministri njoftoi se spitali “Fran Mihaljevic” në Zagreb do të bëhet qendra kryesore për trajtimin e pacientëve me sëmundje koronare të zemrës që kanë nevojë për njësi të kujdesit intensiv.
Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se gjithsej 21 mjekë dhe 7 infermierë janë pozitivë për koronavirusin, ndërsa 32,000 njerëz në të gjithë vendin janë në izolim.