Ndërsa koronavirusi i ri ka vrarë më shumë se 21,000 njerëz dhe vazhdon të përhapet në të gjithë botën, Rusia ka rritur masat e saj për të trajtuar pandeminë dhe për të parandaluar përhapjen e saj brenda vendit.
Deri më tani ka pasur 658 raste me të prekur në Rusi dhe tre viktima.
Qeveria ruse ka urdhëruar ndalimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare duke filluar nga nesër, njoftoi të enjten media shtetërore ruse.
Një përjashtim do të bëhet vetëm për fluturimet për riatdhesimin e shtetasve rusë nga jashtë./abcnews.al