Bujqërit dhe fermerët në Lushnjë thuajse janë të paditur përsa u përket mundësive për të fituar mbështetje nga shteti. Dhe pse flitet shumë për subvencione në bujqësi e blektori, vitin e shkuar në Lushnje fituan vetëm 30 fermerë, të cilët kishin mbjellë dru frutorë.
Ata nuk njohin punë tjetër.
As mënyrë tjetër jetesë.
Por fermerët në Lushnjë dhe pse shumë vite të angazhuar në bujqësi, kanë pak ose fare informacion se si mund t’u lehtësohen ca gjëra. P.sh nuk I njohin skemat subvencionale.
Luli Gjini, prodhuese e perimeve në sera nga Këmishtaj ka 25 vjet me punë bujqësie.
Thotë se nuk do të aplikojë për projektet subvencionale, sepse një vit më parë u skualifikua.
Ajo nuk di të thotë arsyen, pse u hoq nga skema, por dokumentacioni i përgatitur i kushtoi 700 mijë lekë të vjetra, vlerë shumë e madhe për një bujk.
Të njëjtin fat ka edhe ky fermer nga Goricaj. Ka dorëzuar një vit më parë dokumentacionin e kërkuar për skemat ndihmëse të qeverisë në bujqësi, dhe është skualifikuar. Arsyen nuk e di.
Të shumtët janë ata që nuk i kuptojnë skemat subvensionale. Dëgjojnë që mund të marrin mbështetje, por nuk kanë informacionin e duhur dhe pse prej disa brezash me bujqeësi e blektori.
Për vitin 2017 në Lushnjë aplikuan 64 fermerë për të marrë grande nga shteti, por vetëm 30 prej tyre fituan. Kryesisht ndihma u dha atyre që mbollën dru frutore dhe ullishte. Për vitin 2018 aplikimet janë parashikuar të fillojnë në 1 mars. /abcnews.al