Drejtuesit e Bayern Munchen do të shpenzojnë këtë verë. Skuadra bavareze është e fortë, por ka akoma nevojë për përforcime. Një ndër objektivat e kampionëve të Gjermanisë është Marcelo.
Braziliani e ka humbur postin e titullarit te Real Madrid dhe pritet të largohet në fund të sezonit pas 13 viteve të kaluara në La Liga. Bernabeu Digital raporton se Bayern ka gati një ofertë prej 50 milion eurosh për mbrojtësin e majtë.
31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe dhe prej vitesh është ndër më të mirët në botë në rolin e tij. Aventura me “Los Blancos” është drejt fundit dhe klubi gjerman shpreson që oferta e tyre të pranohet nga homologët spanjollë. /abcnews.al