Winful Cobbinah është izoluar i vetëm në shtëpinë e tij dhe po pret kalimin e këtyre ditëve shumë të vështira. 28-vjeçari i Tiranës, i cili po kalonte një moment fantastik përpara ndërprerjes së kampionatit, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ganezi ofensiv ka besim se ditë më të mira në presin dhe i dërgon urimet më të mira të gjithëve. Koronavirusin e cilëson si një gjë idiot dhe po pret me padurim rifillimin e ndeshjeve dhe rikthimin në fushën e blertë.
“Shpresoj vetëm për më të mirën në këto kohë të vështira. Do e kalojmë këtë gjë idiote të quajtur korona. Ditë më të mira në presin, mezi po pres të rikthehem përsëri në fushë”, shkruan ganezi i bardhebluve. /abcnews.al