Qarku i Los Angeles raportoi vdekjen e një fëmije për shkak të koronavirusit , duke shënuar viktimën e pare nën moshën 18-vjeçare në SHBA.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në shtetin e Kalifornisë është rritur në më shumë se 2.200, shkruan New York Post.
Qarku i Los Angeles raportoi katër vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin, duke e çuar shifrën e viktimave në 11 të martën.
Zyrtarët konfirmuan 128 raste të tjera të reja, duke arritur në gjithsej 662 raste.
Një nga ato vdekje përfshinte të miturin që jetonte në Lancaster të Los Angeles.
Vdekja e fëmijës është një ‘rikujtim që COVID-19 infekton njerëz të të gjitha moshave’, tha Dr. Barbara Ferrer, drejtore e Departamentit të Shëndetit Publik të Qarku, gjatë një konference për shtyp.
Nuk është bërë e ditur nëse i ndjeri ka pasur ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor. /abcnews.al