Askush nuk e priste! Max Kruse, sulmuesi gjerman i Fenerbahce ka zbritur në skenë natën e Vitit të Ri dhe ka treguar cilësitë e tij, si këngëtar. Një gol jashtë fushë që vetëm miqtë e tij më të mirë mund ta dinin se ai mund ta realizonte.
Shoku i skuadrës së Vedat Muriqi u shfaq në skenën e “The Voice” në Turqi. Ai kishte zgjedhur një këngë të njohur të të madhit Michael Buble, “Sway”. Në skenë ai tregoi talentin e tij të fshehur dhe kjo u vlerësua nga profesionistë.
Tre anëtarë të jurisë vendosën të kthenin karriget dhe kur panë Max Kruse përballë tyre, nuk e fshehën habinë e tyre. Gjermani shkëlqeu mes dy balerinave që e shoqëronin dhe me siguri më pas ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al
Bonjour à toutes et tous.
Max #Kruse a participé à l'émission The Voice en Turquie.#fcsp? @EdisFCN pic.twitter.com/20XYVpHOE9
— FC SANKT PAULI FRANCOPHONIE FAN CLUB (@St_Pauli_France) January 2, 2020

