Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtori i Harvardit konfirmohet pozitiv me koronavirus

schedule21:29 - 24 Mars, 2020

schedule 21:29 - 24 Mars, 2020

Drejtori i Harvardit Lawrence S. Bacow  ka konfirmuar se ai dhe gruaja e tij kanë dalë pozitiv të infektuar me koronavirus.

Në një prononcim ai është shprehur se të dielën ju është shfaqur së pari koll, ethet, të dridhura dhe dhembjet e muskujve dhe kontaktuam mjekët tanë të hënën. Ne u testuam dje dhe sapo morëm rezultatet pak minuta më parë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Bacoë tha se nuk është i sigurt se si ai dhe gruaja e tij kontraktuan virusin, por tha se shumë pak njerëz ishin në rrethin e tyre kohëve të fundit, pasi që të dy filluan të punojnë nga shtëpia më 14 mars.
“Ne do të marrim kohën që na duhet për të pushuar dhe rikuperuar gjatë një izolimi dy-javor në shtëpi,” shtoi ai.

Bacoë ndihet i bekuar që ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata do të kujdesen për punët, ndërkaq ai dhe gruaja e tij Adele do të përqëndrohen vetëm tek shëndeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!