PDIU bën kërkesë për testime masive të popullsisë. Kjo forcë politike që drejtohet nga Shpëtim Idriz i është drejtuar konkretisht Këshillit të Sigurisë që pritet të mblidhet nesër, dhe kërkon që të bëhen testime në masë për Covid-19.
Sipas PDIU kjo betejë mund të fitohet vetëm në këtë mënyrë.
Deklarata e plotë:
Përshëndesim nismën për thirrjen e këshillit të sigurisë. Kombi sot ka nevojë për siguri.
Siguria sot kërkon që bashkkombasit të testohen masivisht. Vetëm kështu do e ndriçojmë rrugën e fitores së kësaj sfide.
Urojmë që Këshilli i Sigurisë të bindë qeverinë të testojë masivisht popullin që kërcënohet nga diçka që askush se di, se ku është e sa prezent është.
Të gjithë në botë po tentojnë testimet masive. Ne nuk jemi përjashtim dhe as do vijojmë të ecim në rrugë të pashkelura, e më keq akoma me forcat tona.
Testim, testim, testim është thirrja jonë!
/abcnews.al