Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dera e BE u hap, puna për t’u bërë ende e madhe”, Rama: Festa e vetme në mendjen time, ajo e çlirimit nga armiku i padukshëm

schedule16:51 - 24 Mars, 2020

schedule 16:51 - 24 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e marrë këtë të martë nga 27 vendet anëtare të BE në kuadër të hapjes së negociatave për Shqipërinë

Shefi i qeverisë përmes në një prononcim për mediat është shprehur se më në fund është hapur dera e shumëpritur, ndërsa tani do të vijojë puna që flamuri shqiptar të valëvitet i barabartë mes të barabartëve mes të gjitha vendeve të BE-së.

‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund.  Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.  Nuk do të ndalemi në plotësimin e cdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe,” tha ai.



Pjesë nga fjalimi:

“Kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, por Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë luftë. Do të bëjmë reforma modernizuese. ‘Po’-ja në bllok, dera e dhomës së pritjes u hap më në fund.  Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore. Do të vijojmë po njëlloj dhe do i bëjmë detyrat e kësaj shtëpie, jo se na i kërkojnë ata, por amaneti i të parë dhe borxhi që u kemi fëmijëve tanë.  Nuk do të ndalemi në plotësimin e çdo detyre, derisa se të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes së BE-së, ku fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të mbarë Europës dhe eshtrat e rilindasve tanë do të prehen të qeta dhe do të valëvitet i barabartë mes të barabartëve flamuri i Gjergj Kastriotit, por puna është ende e madhe. Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo ‘PO’ të na gjente në kohë paqeje.

Sot ka vetëm një festë, nga çlirimi nga armiku i padukshëm nga ky armik. Atë ditë të madhe çlirimi kur t’ja kemi dalë ti mbijetojmë kësaj lufte.E dua atë ditë, si lotësh dhimbjesh, për ata që nuk mbijetuan dhe shpëtimi falë solidaritetit të madh, që i vuri kufirin te thana armikut. Sot në mendjen time ka vetëm një festë ajo e çlirimit nga ky armik i padukshem, unë jetoj çdo ditë për atë ditë atë ditë që ne do ja kemi dalë nga kjo luftë me armikun e padukshëm. Do ta bëjmëmë të mirë si njerë dhe si vend, kini besim dhe bëni durim. Të shikojmë bashkarisht jo vetëm errsirën por dritën që ka sjellë me vete kjo errëzirë, dritën që na kujton se jemi të gjithë njelloj. Dritën se jemi të pandashëm, se jemi anëtarë të njëjtë të familjes shqiptare. Le të shikojmë në këtë errësirë dritën që na kujton se sa e shkurtër është jeta dhe sa jetike është që të kuptojmë rëndësinë e njëri tjetrit.

Të shikojmë se sa e çmuar është jeta e familjes dhe jeta në shtëpitë tona. Kur e përditshmja jonë na merr. Le ta shikojmë në këtë errësirë dritën që na ndihmon të shikojmë se sa i madh është vullneti ynë, i shqiptarëve që nuk bëhen dot bashkë për tja dalë në një qëllim të përbashkët, sa e madhe është rezerva e popullit të Shqipërisë. “Po” e një zënshme e 27 vendeve anëtare vjen pas një PO-je asaj të konferencës së donatorëve në 17 shkurt. Respekt për shqipërinë, për njerëzit e këtij vendi, për njerëzit për ta bërë vendin një vend të respektueshëm. Kam marrë mesazhe nga shumë koleegë për shpëjtesinë e masava, për menaxhimin e luftës që po bëjmë, dhe besoj se Shqipëria do të dalë kryelartë nga e gjithë kjo luftë. Kjo do të jetë rrjedhe dhe jo qëllim luftë që ne po bëjmë për veten tonë për të miratuar si fillim respektin e fëmijëve tanë dhe jo të vendeve të huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!