Kamera e ABC News shkoi në lagjen e të infektuarit që u shoqërua për në banesën e fundit ditën e hënë. Pak banorë qarkullonin në zonë ndalonin me kurreshtje përpara lajmërimit të vdekjes të tij, pasi një një humbje jete në një moshë të re është pak e pabesueshme.
Ata shprehen të shqetësuar dhe për fatin e tyre dhe nxitojnë të kryejnë blerjet e nevojshme.
“Ai është më i ri sesa ne por siç shpjegojnë tëafërmit ka qenë në Milano dhe kur është kthyer është përkeqësuar, kanë vdek edhe më të ri në Itali”, thekson një banor.
I infektuar në familjen Ismaili është dhe i ati i viktimës. Ai ndodhet në spitalin Infektiv dhe po vijon mjekimin. Ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes janë vetëkarantinuar. /abcnews.al

