“Po u bëhet presion futbollistëve”, Sindikata paralajmëron klubet e futbollit

schedule14:35 - 24 Mars, 2020

schedule 14:35 - 24 Mars, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një deklaratë ditën e sotme, ku bëhet me dije se kanë informacione se në klube të ndryshme po u bëhet presion futbollistëve që të dalin në stërvitje, pasi nëse nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë do të gjobiten.

Në kushtet kur autoritetet kanë kërkuar qëndrimin në shtëpi, SFPSH u bën me dije klubeve se duhet ta zbatojnë Aktin Normativ të qeverisë, ndryshe do vënë në dijeni autoritetet, që të merren masa për ata që nuk e zbatojnë atë.

“Sindikata e futbollistëve shqiptar, siç ju ka vënë në dijeni më parë, është vënë në dijeni përsëri se disa klube po vënë në presion futbollistët, duke i kërcënuar me gjoba që ata të dalin në stërvitje.

Sindikata e futbollistëve shqiptar do të vërë në dijeni autoritetet më të larta shtetërore, që në përputhje me aktin normativ nr 3, datë 15/3/2020, të marrin masat administrative ndaj të gjithë personave përgjegjës në klubet e futbollit”, shkruhet në reagimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!