Trupat e viktimave të COVID-19 në Spanjë janë dërguar në një pistë patinazhi, e cila po përdoret përkohësisht si një morg në Madrid.
Qeveria lajmëroi të hënën se pista ‘Palacio de Hielo’ në Madrid po përgatitej për tu përdorur si morg. Sot njësia ushtarake e emergjencës së Spanjës ka filluar dërgimin e trupave, thanë autoritetet.
“Kjo është një masë e përkohshme dhe e jashtëzakonshme për të lehtësuar dhimbjet e familjeve të viktimave dhe situatën në spitale,” tha qeveria.
Të hënën, agjencitë funerale të Madridit thanë se do të ndalonin së marri trupat e viktimave të COVID-19, për shkak se nuk kishin pajisjet e përshtatshme mbrojtëse. Ndërkohë çdo ceremoni tjetër do të vazhdojë si zakonisht.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga virusi, me 35212 raste në total dhe 2316 vdekje./abcnews.al