Sfida e qerosit, kjo është e radhës në rrjetet sociale dhe asaj i është bashkuar edhe mesfushori i Tiranës, Edon Hasani. Shkodrani e ka publikuar foton në llogarinë e tij në “Instagram” dhe dominon edhe disa prej miqve të tij futbollistë, ku spikasin emrat e Bekim Balajt, Rubin Hebajt dhe Arlind Kalasë.
Hasani nuk ndalet me kaq, pasi lëshon edhe një batutë. “Tani të më lutet edhe Edi Rama të dal jashtë, nuk dal”, shkruan mesfushori i bardhebluve me shaka. Shumë futbolliste, dhe jo vetëm, janë detyruar të qethen vetë në shtëpi këtë periudhë.
Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19, tani është e pamundur të gjesh një sallon për t’u qethur dhe zgjidhja është të të qethë ndonjë familjar. Ata që i kanë berberë janë me fat, kurse të tjerët po bëhen qerosë, si Edoni. /abcnews.al