Flamuri i Italisë me drita në kryeqytet, Del Piero falënderon Shqipërinë

schedule22:41 - 23 Mars, 2020

schedule 22:41 - 23 Mars, 2020

Sot në Itali, rezultuan të vdekur plot 602 persona dhe numri në total i njerëzve që kanë humbur jetën nga Koronavirusi, është 6077. Italia po vuan, ndërsa shumë shtete të botës janë solidarizuar me shtetin axurr, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sot, tek Opera në Sheshin Skënderbej në Tiranë, u vendosën tre drita, të kuqe, jeshile dhe të bardha, duke bërë flamurin e Italisë.

Kjo gjë, i ka pëlqyer shumë legjendës së futbollit italian, Alessandro Del Piero, që ka falënderuar Shqipërinë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Del Piero postoi një foto të Operas dhe i bashkëngjiti emojin e dy duarve në shenjë falënderimi./abcnews.al

 

Postimi i Del Pieros

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!