Tifozët e Skënderbeut dhe shumë qytetarë të tjerë korçarë zhvilluan sot një tubim në mbështetje të skuadrës së futbollit. Mitingu u mbajt në sheshin qendror të qytetit, përpara Katedrales Ortodokse, ndërsa synimi i tij ishte përkrahja e ekipit që rrezikon të dënohet nga UEFA.
Në tubim morën pjesë figura të njohura të Korçës, pedagogë, artistë dhe ish-sportistë, ndërsa u firmos edhe një peticion dërguar UEFA-s, ku kërkohej që të mos dënohej Skënderbeu.
Pak ditë më parë, inspektorë të UEFA-s depozituan në këtë institucion një kërkesë që klubi korçar të përjashtohet 10 vjet nga kupat europiane dhe të dënohet me 1 milionë euro gjobë, për shkak të dyshimeve për trukime të ndeshjeve./abcnews.al