Emiliano Vila është një histori suksesi tek Skënderbeu. Futbollisti durrsak u largua si i padëshirueshëm nga Partizani, por klubi korçar pati besim dhe ky besim tani po i shpërblehet.
Prej vitesh ishte pjesë e Partizanit dhe dukej i palëvizshëm.
Emiliano Vila, padyshim një nga lojtarët më të talentuar të kampionatit shqiptar, dalë nga dalë doli nga moda tek të kuqtë.
Trajneri Starova dhe, besohet edhe drejtuesit e klubit, vendosën se për durrsakun kishte ardhur koha të largohej.
Si për ironi të fatit, i përjashtuari mori ofertën më të mirë të mundshme dhe u bashkua, as më pak dhe as më shumë por me vetë Skënderbeun, ekipin më të mirë të Shqipërisë.
Jo vetëm kaq, por debutoi me gol në miqësoren e luajtur në Antalia të Turqisë ndaj Aktobes së Kazakistanit.
Forma shumë e mirë vazhdoi dhe trajneri Daja e aktivizoi vazhdimisht, madje si titullar.
Vila ia shpërbleu besimin dhe ishte vendimtar në sfidën e fundit të Superligës, luajtur në fushën e Kamzës.
Dy golat e tij sollën përmbysjen 2-1.
Përse pati dy standarde të kundërt për Vilën?
Përse Partizani e largoi, ndërsa Ilir Daja nuk ngurroi ta merrte?
Burime në klubin kryeqytetas bëjnë me dijë se të kuqtë dyshuan tek profesionalizmi I tij, dhe nuk deshën të mbanin një lojtar me probleme.
Nuk dihen saktë problemet e Vilës, por ato nuk e penguan Skënderbeun që nuk dyshoi aspak tek ai.
Kjo të kujton dy histori të ndryshme nga futbolli ndërkombëtar.
Xhorxh Besti pati probleme, por Mançester Junajtid nuk e ndihmoi, ndërsa të kundërtën bëri Bajerni I Mynihut me Gerd Mylerin.
Falë mbështetjes së klubit, Myleri i madh I kaloi vështirësitë.
Skënderbeu pra u soll si Bajerni dhe padyshim Vila do t’ia shpërblejë.
Këtë për Vilën vjen sfida ndaj ish-ekipit të tij, Partizanit.
“E veçantë ndaj Partizanit. Dua të ndihmoj ekipin dhe të fitoj. Shpresoj të shënoj
Pavarësisht largimit, futbollisti tregohet i kujdesshëm, duke mos shfaqur ndonjë mëri, dhe duke vlerësuar kryeqytetasit.
“Partizani është i fortë, pavarësisht renditjes”.
Janar 2016″. /abcnews.al