Shërohet 95-vjeçarja italiane, pacientja më e vjetër që mposht koronavirusin

schedule17:54 - 23 Mars, 2020

schedule 17:54 - 23 Mars, 2020

Një gjyshe 95-vjeçare, e cila u diagnostikua me koronavirus këtë muaj është shëruar plotësisht. 95-vjeçarja është kështu pacientja më e vjetra në botë që arrin të mposhtë virusin e ri.

Alma Clara Corsini, nga Fanano, u shtrua në një spital në provincën veriore të qytetit të Pavullo më 5 mars pasi shfaqi shenja të virusit, i cili tani ka marrë jetën e 5,476 në vend.

Megjithatë, stafi mjekësor tani ka konfirmuar se trupi i të moshuarës ka treguar një “reagim të madh” dhe është shëruar plotësisht. “Po, po, jam mirë. Ata ishin njerëz të mirë që kujdeseshin për mua, dhe tani do të më dërgojnë në shtëpi për pak”, ka thënë Corsini për mediat italiane.

Mjekët thanë se 95-vjeçarja arriti të shërohej pa terapi antivirale, ilaçe që përdoren për pacientët të cilët janë të prekur nga Covid-19. Sipas mediave italiane e moshuara u kthye në “krenarinë e stafit” gjatë qëndrimit në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!