Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e kësaj të hëne në lidhje me respektimin e masave të vendosura në kuadër të parandalimit të COVID 19.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ditën e sotme respektimi rregullave ka qenë më i mirë se javën e kaluar.
Ndër të tjera Rama thekson se pas arrestimeve të disa të pabindurve nga policia shpreson që dita e nesërme do të jetë më mirë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/209465526998141/
“Shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë. Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv. Nesër më mirë akoma, padiskutim!”, shkruan Rama./abcnews.al