Ditë më parë Japonia pretendonte se një ilac i quajtur Avigan, ishte efikas kundër koronavirus, në një moment që në vend po rritet dramtikisht numri i rasteve. Por agjencia italaine e farmacive ka reaguar duke thënë se nuk ka asnjë studim klinik që vërteton tezën japoneze.
Rritje dramatike e numrit të të prekurve nga koronavirus në Japoni. Ministri i shëndetësisë në vend konfirmoi 40 raste të reja që e çojnë totalin në më shumë se një mijë.
Në listë janë dhe ata që janë rikthyer në vend nga Wuhan i Kinës, si dhe pesë raste të reja qytetarësh japonezë që kanë kthyer nga vende europiane si Italia.
Bilanci i viktimave është 44.
Nëse disa ditë më parë Tokio pretendonte se një ilaç me emrin “Avigan” kishte dëshmuar efikasitet ndaj koronavirusit, tashmë vijnë dhe reagimet e para.
Agjencia italiane e farmacive deklaroi se nuk ekzistojnë studime klinike rreth efikasitetit dhe sigurisë së ilacit Avigan në trajtimin e sëmundjes së Covid-19.
Agjencia italiane shpjegon se ky ilaç i autorizuar në Japoni për përdorim që nga marsi 2014 është një antiviral për trajtimin e disa virozave, por përdorimi i tij është i kufizuar në rastet ku antiviralë të tjerë nuk janë efikasë.
Por ky ilaç nuk është i autorizuar për përdorim as në Europë dhe as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agjencia italiane e farmacive deklaroi se është vazhdimisht e impenjuar për të mbrojtur shëndetin publik, edhe më shumë në një situatë pandemie si kjo aktualja duke dhënë informacione të sakta dhe të reja për zbulimet shkencore.
Gjithashtu kërkohet që të mos u jepet zë supozimeve të rrezikshme, pasi do të ketë përballje me ligjin në se do të duhet.
Është ky paralajmërimi që hedh dritë për informacionet e qarkulluara për sa i përket efikasitetit të mundshëm të ilacit japonez ndaj Kovid 19. Për momentin nuk ka asnjë provë shkencore për këtë./abcnews.al