Ulja drastike e temperaturave, nisin reshjet e borës në Shkodër

schedule09:45 - 23 Mars, 2020

schedule 09:45 - 23 Mars, 2020

Jemi drejt fundit të marsit, por temperaturat kanë pësuar një rënie të hënën dhe tashmë në disa zona kanë kanë nisur reshjet e borës.

Raportohet se reshjet e borës kanë nisur në Shkodër në orët e para të mëngjesit në lartësitë mbi 400 m. Bora ka nisur në bashkitë Puke, Fushe Arrëz dhe Shkodër.

Sa i përket situatës së epidemisë në vend, deri më tani nuk raportohen raste me Covid-19. Nga Dogana e Hanit të  Hotit, kane hyre 137, udhëtarë, 42 shqiptarë dhe 95 të huaj.

Ndërkohë po ndiqet situata epidemiologjike në të gjithë territorin e qarkut për gjurmimin e personave që mund të vijnë nga zonat e prekura. Ata udhëzohen që të ndjekin rregullat e vetëkarantinimit.

Njoftimi:

Ne Qarkun Shkoder, ne oret e para te mengjezit kane filluar reshjet e debores mbi lartesite 400 m , qe ka prekur kryesisht bashkite Puke, Fushe Arrez dhe disa NjA ne Qarkun Shkoder.  Nuk raportohen raste te covid -19. Nga Dogana e H. Hotit, kane hyre 137, udhetare, 42 shtetas shqiptardhe 95 te huaj.  Nga NjKV ndiqet situata epidemiollogjike ne te gjithe territorin e qarkut per gjurmimin e te ardhurve nga vendet e infektuara duke i udhezuar per ndjekjen e vetkarantinimit. Nga strukturat e DVP, ushtrise, Fnsh, policive bashkiake nepermjet 15 pikave te postoblloqeve dhe ne bashkepunim me inspektoriatet po ndiqen e zbatohen urdherat e akteve normative. KMC po e monitoron situaten dhe kordinon strukturat ne te gjithe territorin e Qarku dhe po kordinon punen me te gjitha bashkite ne mbeshtetjen e komunitetit ne nevoje me ndihma ushqimore per te cilat do ju informojme gjate dites.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!