Surpriza e madhe e Sindikatës, shtëpi dhuratë për “ish”-in e kombëtares

schedule12:14 - 22 Mars, 2020

schedule 12:14 - 22 Mars, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë i ka bërë një surprizë të bukur ish-futbollistit Altin Rrica, të cilit i ka dhuruar një shtëpi me të ardhurat e grumbulluara nga ndeshja miqësore mes ish-lojtarëve të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë.

Andi Lila, president i Sindikatës, i ka dhuruar çelësat e shtëpisë Altinit, i cili tashmë do të ketë një vend të ngrohtë ku tq qëndrojë. Ish-lojtari i Besës, Tiranës, Partizanit dhe Luftëtarit, ndër të tjera është edhe i paralizuar.

Një aksident në liqenin e Ohrit, në vitin 2000, bëri që ai ta mbyllte me futbollin e luajtur në moshën 27-vjeçare. Një karrierë e lënë në mes dhe më pas sigurisht gjërat nuk kanë qenë të lehta për kavajasin, i cili ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares së madhe. Rrica tanimë mund të buzëqeshë, pasi kolegë të tij zgjodhën pikërisht atë për ta ndihmuar.  /abcnews.al