“Ferr i përgjakshëm, të ndihmojmë!”, Saul Niguez me mesazh të madh

schedule09:20 - 22 Mars, 2020

schedule 09:20 - 22 Mars, 2020

“Ferr i përgjakshëm. Bateria në telefonin tim vetëm bie. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, por tani duhet ta ngarkoj herë pas here. Jam gjithë kohën në të”, janë fjalët e para të Saul Niguez, mesfushorit të Atletico Madrid, që është i mbyllur në shtëpi si gjithë të tjerët. Gjithsesi ai po mendon të ndihmojë dhe e shikon shumë të rëndësishme këtë gjë, sidomos angazhimin e njerëzve me profil publik. Ai ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për ESPN dhe tregon planin e tij për t’u shkuar në ndihmë njerëzve, ndërkohë që mesazhet janë të shumta, për të gjithë.

“Ishte disa e dytë ose ndoshta e treta në karantinë dhe po flisja me agjentin tim në telefon, ndërkohë që shikoja lajme: Kina, Italia, këtu, atje… Po shikoja dhe po mendoja për miqtë, familjen dhe për ata njerëz që po goditen keq. Disa prej tyre nuk mund të shkojnë në punë, disa duhet të shkojnë edhe nëse kjo është e papërgjegjshme. Ata janë në rrezik dhe mund të përhapin virusin”, shprehet Saul.

 

Saul Niguez duke festuar një gol kundër Barcelonës

Më tej ai shton: “Ka njerëz që po humbin punët e tyre, njerëz që janë të detyruar të kalojnë një periudhë të keqe. Shëndeti vjen i pari, por ka edhe më shumë. Do të duhet një kohë e gjatë të rikthehemi në normalitet dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata. Ka aq shumë njerëz, që punojnë ditë e natë në punët e tyre dhe po e bëjnë këtë nga shtëpia tani: u përgjigjen emaileve, kontaktojnë njerëz dhe biznese, rregullojnë gjëra, merren me logjistikë. U jemi shumë mirënjohës të gjithëve”.

Saul nuk e ka fjalën vetëm për ndihmë financiare, por edhe mbështetje me ide, këshilla e shumë gjëra të tjera. Vënia e imazhit të sportistëve në dispozicion, përfshirja e fanellave të tyre apo bileta stadiumi në oferta, është një mënyrë që të nxitin blerjet në bizneset e vogla. Kjo krizë i shkatërron ata dhe futbollisti i Atletico Madrid është bërë bashkë me të tjerë, Sergio Busquets, Oliver Torres, Alvaro Morata dhe Miguel-Angel Moya. “Saldremos Juntos” është lëvizja e krijuar me qëllim mbledhjen e fondeve, që do të shkojnë në përballimin e kësaj situate të vështirë të krijuar në Spanjë dhe kudo.

 

Ata janë të gatshëm të reklamojnë falas, për berberë apo bojaxhinj. Duan të ndihmojnë dhe do e bëjnë diccka të tillë. Projekti është në fazën fillestare dhe Saul shton: “Jemi duke u përpjekur të ndërtojmë strategjinë, t’i ndërtojmë të gjitha. Është e gjitha për të ndihmuar njerëzit dhe për ata njerëz që mund të kontribuojnë me aq mundësi sa kanë. Kur të dalim nga kjo situatë, ndoshta unë me ekipin do të shkojmë në disa biznese lokale dhe të shpenzojmë 30, apo 40 minuta me ta.

T’i pyesim ata se si mund t’i ndihmojmë, të studiojmë një strategji së bashku me ta. Kemi njerëz të profesioneve të ndryshme që punojnë me ne, njerëz që e njohin biznesin, ligjin dhe shumë gjëra të tjera. Ndoshta bëjmë publicitet, ose këpucë të dhuruara, bileta, çmime, diçka. Ka gjëra që njerëzit mund t”i dhurojnë. Dikush mund të japë vetëm 5 euro, por edhe kjo është një ndihmë. Ose ndoshta mund të japin materiale për të cilat një biznes i vogël ka nevojë. Nëse njerëzit duan të ndihmojnë, atëherë ne jemi shumë të kënaqur.

 

Betis, i angazguar për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë në Spanjë

Nëse ata mund të bëjnë gjëra që na duhen, le të dërgojnë një CV. Dua të them, babai im nuk mund të merret me emailet, vështirë se ai mund ta përdorë një kompjuter, por njerëzit kanë aftësi të ndryshme dhe mënyra për të ndihmuar. Për qeverinë tani në plan të parë është shëndeti dhe në fakt kjo është ajo që ka rëndësi tani. Por ne mund të ndihmojmë në mënyra të tjera, kur bëhet fjalë për të rikuperuar gjërat dhe për t’u kthyer në normalitet.

Dhe është diçka e mirë të mendosh për më shumë, përtej Spanjës. Italia, Britania e Madhe. Nuk po them që do shkojmë atje, por nëse funksionon këtu te ne, le ta kopjojnë edhe ata. Njerëzit me profil publik kanë aftësinë të ndihmojnë dhe le ta bëjnë këtë, në njëfarë mënyre. Ka lojtarë, si Sergio Canales, dhe Betis që po ndihmon me ushqime e ilaçe në Seville. Ata po ndihmojnë në mënyrë të tjera. Çështja është të ndihmojmë. Ndihmoni fqinjin tuaj, njerëzit përreth jush. Është koha të mendojmë për njerëzit e tjerë. Nëse do të dalim nga kjo situatë, do të duhet ta bëjmë së bashku”. /abcnews.al