Mëngjesin e sotëm Krocia është goditur nga dy tërmete brenda orës 06:24 dhe 07:01 .
Tërmeti i parë me thellësi 10 km, ishte i shkallës 5.3 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomentra në veri të Zagrebit.
Ndërsa më pas sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC është regjistruar me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi 10 km. Epiqendra është regjistruar 6 km nga Zagrebi.
Ndërkohë nuk janë raportuar për të lënduar në njerëz, por mësohet se tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.
Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë bën me dije se lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Slloveni dhe në rajonet kufitare italiane, përfshirë Triesten.
#potres #vijest #zagreb #hrvatska pic.twitter.com/dlQaiDezer
— Monika Damjanović (@monika_cro) March 22, 2020