Mësimdhënia virtuale, publikohet udhëzuesi që do të ndihmojë mësuesit me vlerësimin e nxënësve

schedule16:35 - 21 Mars, 2020

schedule 16:35 - 21 Mars, 2020

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet në vendin tonë do të jenë të mbyllura deri më tre prill për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.  Për këtë arsye nxënësit kanë filluar të bëjnë mësim nga shtëpia me anë të “klasave virtuale”.

Për këto të fundit, Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

Udhëzuesi ka për qëllim që të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale si dhe t’u krijojë një model për vlerësimin e pjesëmarrjes dhe përgatitjes së nxënësve.

Njoftimi:

Mësimi nga shtëpia, Shahini publikon udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.

Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!