Suso i ka idetë e qarta dhe dëshiron të qëndrojë në Spanjë. Anësori u mor në huazim nga Sevilla, që duhet të vendosë në verë nëse do e blejë atë te Milani. Dëshira e tij është të mbetet në La Liga dhe këtë e ka thënë hapur.
Për AS, ai është shprehur kështu: “Shpresoj të luaj në Champions League me Sevilla dhe të fitoj diçka. Mund të qëndroj këtu dhe shpresoj të ndodhë”. Suso ka folur edhe për Milanin dhe tregon pse gjerat nuk shkojnë në kampin kuqezi.
“Në kohën time, te Milani kisha tre presidentë, trajnerë të ndryshëm dhe dhjetëra shokë skuadre. Nuk mund të krijosh diçka solide, kur ndryshon gjithçka çdo vit”, ka deklaruar Suso.
Në lidhje me situatën e krijuar në Spanjë dhe Itali prej Coronavirusit, spanjolli shprehet: “Askush nuk e priste të kishte këtë ndikim. Familja e Mateo Musacchio fluturoi për në Spanjë një javë para se të bllokohej gjithçka, kurse tani ai është vetëm në Itali”. /abcnews.al