Teksa i gjithë vendi është në urdhër karantine, një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Finiq. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesen e Jorgo Fanit, 65 vjec.
Pasi kane dhunuar ate dhe bashkëshorten dhe kthyer përmbys shtëpinë, autorët i kanë lidhur dhe janë larguar duke marre lekë dhe euro në shume totale rreth 2 mln të vjetra.
Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe sot në mengjes ka njoftuar policine e cila ka shkuar ne vendngjarje. Sipas tyre, autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al