Marcelo është pjesë e Real Madrid prej vitit 2007, kohë kur erdhi në La Liga nga Fluminense. Braziliani ka fituar çdo trofe të mundshëm me “Los Blancos” dhe është prej vitesh një ndër më të mirë në botë në krahun e majtë të mbrojtjes.
Kontrata me klubin spanjoll përfundon në vitin 2022, por në fund të këtij sezoni mund të përfundojë aventura fantastike me Realin sipas Sport.es. Në maj mbush 32 vjeç dhe nuk premton edhe shumë sezone në nivele të larta. Zëvendësuesi? Drejtuesit e Realit pritet t’i besojnë krahun e majtë të mbrojtjes Sergio Reguilon.
23-vjeçari spanjoll është huazuar te Sevilla dhe po paraqitet shumë mirë me skuadrën andaluziane. Në verë pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu” dhe do të jetë ai titullari në këtë rol. Ofertat për Marcelo nuk mungojnë, por lojtari latin mund të vendosë të rikthehet në vendlindje pas 14 viteve me rekordmenët e Champions League. /abcnews.al