Basel s’u ndahet shqiptarëve, ky objektiv shumë i shtrenjtë për ta

schedule14:58 - 20 Mars, 2020

schedule 14:58 - 20 Mars, 2020

Pasiguri e madhe edhe në botën e futbollit, e gjitha për shkak të krizës financiare që ka përfshirë dhe do të mbajë klubet e futbollit për disa kohë. Nuk përjashtohet nga kjo as Basel, gjiganti zviceran që në përbërje lojtarë shqiptarë si Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova.

Një tjetër lojtar pëlqehet nga klubi zviceran dhe ai është sulmuesi Andi Zeqiri, i cili është pjesë e skuadrës së Laussane dhe këtë sezon në Challenge League ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje të kampionatit.

 

Futbolli 20-vjeçar, i cili numëron gati 100 ndeshje si profesionist, tashmë vlerësohet me 5 milionë franga zvicerane dhe Basel e konsideron shumë të shtrenjtë sulmuesin, të paktën për momentin. Në dhjetor pati bisedime, por asnjë akord.

Zeqiri ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021 dhe Laussane nga ana tjetër do mundohet ta bindë të nënshkruajë një marrëveshje të re, afatgjatë. Pasi sulmuesi bën pjesë në planet e tyre për të ardhmen. Nëse nuk ia del dot, atëherë shitja e tij është zgjidhja më e mirë, pasi mund ta humbasin falas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!