Haradinaj: Rama e ndihmon Kosovën duke zhvilluar Shqipërinë

schedule15:12 - 20 Shkurt, 2018

schedule 15:12 - 20 Shkurt, 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po vazhdon përplasjen publike me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Ai nënvizoi se nuk ka nevojë për leksione ndërsa tha se Rama ndihmon Kosovën duke zhvilluar Shqipërinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, tha se nuk ka nevojë të marrë leksione nga askush. Kreu i Qeverisë kosovare këtë koment e bëri gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku mori pjesë ne eventin e përvjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës.

Ndërkohë, kryeministrat Haradinaj dhe Rama patën përplasje publike edhe disa ditë më parë. Shefi I qeverisë shqiptare në një intervistë nënvizoi se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, për një kohë të gjatë nga Kosova, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës pa viza por ka dëmtuar këtë shtet të ri edhe në politikën ndërkombëtare, veçanërisht te miqtë e saj perëndimor. Ai kishte thënë se tema e Demarkacionit ishte një ide e shpikur nga politika e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro-atlantike të vendit. Kjo kishte nxitur reagimin e Haradinajt, i cili nëpërmes një postimi në Facebook e kishte porositur Ramën të merrej me punët e veta. “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ishte mesazhi i kryeministrit kosovar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!