Eksperti i Ekonomisë Arben Malaj në një lidhje direkte për ABC News është shprehur se është e rëndësishme që ekspertët e qeverisë të marrin masat e duhura dhe të jenë të vëmendshëm në mënyrë që të mos ndalet ushqyerja e ekonomisë së vendit.
Malaj në një bisedë me gazetaren Juli Xhakoxi është shprehur se në të gjithë këtë situatë krize që është e dyta në vendin tonë në një hark të shkurtër kohor pas asaj që pësuam nga tërmeti është që një fokus të shtuar të ketë te marrja e kredive dhe te mosndalimi i shit-blerjes.
Gjithahstu në një lidhje me abcneës.al eksperti i ekonomisë ka komentuar dhe paketën e ndërmarrë nga qeveria ku ka veçuar tre shtylla kryesore.
Pjesë nga biseda:
Juli Xhakoxhi: Si po i kaloni këto ditë izolimi?
Po respektojmë të gjithë këshillat e mjekëve tanë ato janë herojnjtë më të mëdhenj dhe ato të qeverisë. Pasi edhe nga lexime të ndryshme është mbrojtja më e mirë është mbyllja në shtëpi.
Juli Xhakoxhi: Diskutrimi më i madh është se ku do të shkjë ekonomia pas koronavirusit ku shqipëria nuk është e përjashtuar. Ne kemi në dorë që të sistemojmë situatën tonë. Kryeministri Rama ka prezantuar një plan masash prej shtatë pikash, a është i duhuri sipas jush?
Arben Malaj: Populli ynë në një kohë të shkurtër është goditur me viktima. Kjo është një gjë që ndodh përballë gjitë shqiptarëve dhe që masat të jenë funksionale duhet të jetë një ambjent shoqëror që respektojnë kohën dhe presionin psikologjik. Paketa e propozuar nga kryeministri ka tre kolona kryesore. Ti japë një mbështetje të pakushtezuar sektorit të mjeksisë, pasi nëse do të shkojmë në shifrat e Kinës dhe të Italisë, do të thotë se ne do të përballemi me nevoja më të mëdha në sektorin e shëndetsisë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka në kohë që të mos gjendemi në gjendje të vështirë. Elementi i dytë është solidariteti social, është e vërtetë që në këtë situatë ne do të përballemi me stres, papunësi, dhe varfëri, por është detyra e qeverisë që të kthejë vëmendjen nga të gjithë shtresat dhe sado i dobët të jetë shteti në këtë situatë një vëmendje duhet të ketë dhe mbrojtja sociale, janë mbështetja për stresat në nevojë në të gjithë Shqipërinë. Ku duhet të kthehet vëmendja te shtresa sociale dhe shteti duhet të përcaktojë një ndihmë dhe të ketë një shifër se deri kur shteti ka mundësi ta përballojë. Transparenca na ndergjegjëson dhe na ndihmon për të parë se sa jemi një përballimi të një situate të tillë. Kolona e tretë është kolona pro rritjes ekonomike. Fatkeqësitë që na kanë rënë ne si popull nuk duhet të na krijojnë ne si komb si popull idera të të dorëzuarit. Një nga faktorët kryesore për të treguar përgjegjësi si komb dhe si qeverisje është tendenca që duhet treguar që të ndalet rënia e ekonomisë së vendit dhe të ketë paketa për ta kthyer atë në një stad të ri, sa më shpejt pasi të kemi fituar luftën me këtë pandemi.
Juli Xhakoxhi: Çfarë mund të kishte tjetër në këtë paketë, çfarë shihni ju si më të domosdoshme për të ndërhyrë në mënyrë më urgjente me financë apo me lehtësira?
Arben Malaj: Unë do të parapëlqeja lehtësirat, që një pjesë janë marrë merrej parasysh kërkesat e biznesit, por do të jemi në një kohë nëse keto masa do të ishin të mjaftuesme ose jo. Kemi parë krijimin e një fondi garanci shtetëror që të ketë likujdidet në kredi që bankat të financojnë të kreditojnë duke qenë dhe shteti garant, pasi po nuk funksionojë shit blerja ekonomia shkëputet nga zinxhirët e saj. Paketat sociale në fokus paketa që jepet në vështirësi. Te paketat sociale ka dy elemente i pari është pjesa humane dhe e dyta është solidariteti në ekonomi sepse paraja që ju jepet njerëzve që janë në vështirësi lëviz menjëherë dhe leviz brenda vendit. Unë mendoj se ka më shumë konsultime me biznesin, pasi ato kanë interesin e tyre të punojnë dhe është interesi i qeverisë që të ketë sa më shumë të punësuar.
Juli Xhakoxhi: Është një shifër afërsisht 220 milionë dollarë dhe kjo është për muajin mars dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë çfarë kapaciteti kemi për ta përballuar?
Arben Malaj: Qeveria shqiptare ka në dorë një mundësi të mirë atë të fondit të rindërtimit pas tërmetit, që sasia e marrë nga ato fonde do të bëjnë që ne në vitin 2020 të kemi një para shtetsë në sektorin e rindërtimit sa dyfishi i viteve normale dhe amortizon një pjesë të goditjes që mori nga tërmeti. Jemi të pasigurtë dhe të shqetësuar për pandeminë se sa do të zgjasë dhe cilët sektorë do të prekë me tepër. Ne njohim sektorët dhe duke u bazuar në vendet e tjera është që qeveritë të ndërtojnë paketat e tyre dhe nuk e di nëse kjo është një paketë vetëm për muajin mars dhe në këtë paketë është shtuar dhe një 1 miliardë euro. Nuk është një sfidë që kap një individ dhe familje por është një rrisk për të gjithë. Cilët do që të jenë skenarët dy janë skenarët, donacionet nga BE dhe burimet e kreditimit që mund ta marrim nga Banka Qëndrore, që këtë krizë tre mujore nga një krizë të tilla ta shtrijmë më tej në një periudhë 7 vjeçare. Vendet që kanë pasur borxhe të medha e kanë më të vështirë menaxhimin e një situate të tillë. Taksa paguesit shqiptar do të mbajnë edhe peshën më të madhe.
Juli Xhakoxhi: Ne aspektin praktin për fat të mirë ne për fruta perime kemi produkt vendas, por jemi në situatë izolimi a duhet të stimolohen fermeër që të kemi sadopak më shumë prdhim vendes. Si do të stimulohet?
Arben Malaj: Dje kryetari i partisë Agrare Agron Duka bëri thirrje ka bërë një kërkesë të hapur ndaj kryeministrit. Nuk duhet të harrojmë se në zonat ruale ka 40 % e popullsisë dhe se një pjesë e madhe mund të përballen me munegesë puntorësh. Bujqësia, agrobiznesi dhe agroturizmi janë dhe sektorët që duhet të përfshihen në skemën e kredive. Ka institucione të vogla që japin kredi të vogla dhe unë do të mendoja që pjesa e bujqësisë të ishte një kolonë e veçuar për të parë investimet fikse. Është sektori më pak i investuar. Bujqësia është sektori më me pak investime duke qenë se në këtë sektor jetojnë 40% ne nuk duhet ta lëmë që një krizë ta dëmtojë këtë. Duhet të bëjnë kujdes bankat, qeveria që kompanitë që janë të suksesshme dhe sipasojë e krizës kanë probleme duhet të marrin masa dhe mbetet që të negociohet me bankat dhe të marrin kreditë në fondin e sovranitetit. Ndërsa fermerët e vegjël duhet të marrin kredi. /abcnews.al

