Prej disa ditësh Tirana është në urdhër karantine si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi. Qytetarët këshillohen të rrinë në shtëpi, ndërsa lëvizja në qytet është e lejuar në fasha orari.
Mbyllja në shtëpi ka revoltuar një pjesë të qytetarëve, ndërsa nuk kanë munguar as gjobat. Urdhri i karantinës është shkelur edhe nga ky qytetar. Por ndryshe nga dikush që do të dilte nga shtëpia për të marrë pak ajër apo për të kryer ndonjë punë të rëndësishme, ai ka zgjedhur të argëtohet në mes të Tiranës.
Siç shihet nga pamjet ai është kapur duke kërcyer, ndërsa ky moment është ndërprerë nga polici, i cili i ka tërhequr vëmendjen. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B96rXd-AhBO/?utm_source=ig_web_copy_link